89-shi e Besa triumfuan, Llamkosi rrëmben një pikë

Sporti

89-shi e Besa triumfuan, Llamkosi rrëmben një pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2014 Në ora: 17:58

Trepça ’89 nga Mitrovica para shikuesve të vet bëri lojë më të përsosur dhe e shkatërroi me rezultat 3:0 ndaj Dritës nga Gjilani, në ndeshjen e javës së gjashtë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Mitrovicasit ishin dukshëm më të mirë dhe për asnjë moment nuk iu është rrezikuar fitorja nga rivali. Berat Hyseni është ndaluar në mënyrë të palejueshme në minutën e dytë dhe gjyqtari gjykoi penallti. Ibrahim Peci ishte i pagabueshëm nga penalltia, duke e kaluar ekipin tij në epërsi me 1:0. Pas një gabimi amatorë të portierit Huruglica, përfitojnë vendasit dhe Blerand Kurtishaj shënoi për 2:0 në minutën e 39-të. Mitrovicasit nuk ndalen me kaq, por trefishuan rezultatin (3:0) kur Shpëtim Idrizi ndëshkon mysafirët pas harkimit të Kurtishajt . Trepça ’89 realizoi fitore të thellë, ndërsa për mysafirët ishte humbje e rëndë. Kampioni në fuqi, Llamkos Kosova nga Vushtrria, u kthye nme një pikë nga Skenderaj, ku barazoi 0:0 me Feronikelin nga Drenasi. Përballja në mes këtyre rivalëve u përshkrua me një lojë mjaft të mirë dhe mysafirët ia dolën të kthehen me një pikë. Besa e Pejës pas disa tronditjeve të njëpasnjëshme, megjithatë, u këndellën, duke shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Trepçës nga Mitrovica. Futbollisti Dukagjin Gashi ka qenë kreator i fitores, i cili në minutën e 25-të nga rreth 25 metra mposhti portierin mysafir. Pejanët arkëtuan tre pikë sado kudo të qetësisë, ndërsa Trepça gjithnjë e më shumë po thellohet në fund të tabelës. Hajvalia prin me 16 pikë, e ndjekur nga Feronikeli me 13 pikë, pasojnë Vëllaznimi e Trepça '89 me nga 9 pikë etj.

Superliga- java 6
Istogu – Ferizaj 1:0
Prishtina – Vëllaznimi 1:1
Hajvalia – Drenica 1:0
Besa – Trepça 1:0
Trepça ’89 – Drita 3:0
Ferronikeli – Llamkos Kosova 0:0

Tabela

1. Hajvalia 6 5 1 0 13:4 16
2. Ferronikeli 6 4 1 1 8:7 13
3. Vëllaznimi 6 2 3 1 10:5 9
4. Trepça’89 6 2 3 1 9:6 9
5. Llamkos K. 6 2 2 2 7:4 8
6. Prishtina 6 2 2 2 5:5 8
7. Drenica 6 2 1 3 10:6 7
8. Besa 6 2 1 3 8:12 7
9. Drita 6 2 1 3 5:10 7
10. Istogu 6 2 1 3 5:11 7
11. Trepça 6 2 0 4 5:8 6
12. Ferizaj 6 1 0 5 3:10 3
Në javën e 7-të, takohen: Llamkos Kosova – Trepça ’89, Vëllaznimi – Feronikeli, Trepça – Prishtina, Ferizaj – Besa, Drenica – Istogu, Drita – Hajvalia

Liga e parë, java 5
2 Korriku - Deçani 3:2
Ulpiana – Llapi 0:3
Ramiz Sadiku -Kosova 3:1
Flamurtari – Rahoveci 4:1
Vllaznia – Ballkani 4:1
KEK-u - Fushë Kosova 0:1
Lepenci – Liria 0:2
Gjilani – Dukagjini 2:1

Tabela
1. Llapi 5 4 1 0 10:1 13
2. Gjilani 5 4 1 0 10:4 13
3. Liria 5 4 1 0 7:2 13
4. Flamurtari 5 3 2 0 8:3 11
5. Fushë Kosova 5 3 1 1 6:4 10
6. 2 Korriku 5 3 0 2 10:7 9
7. Kosova 5 3 0 2 8:6 9
8. KEK-u 5 2 0 3 7:6 6
9. Ramiz Sadiku 5 2 0 3 6:5 6
10. Deçani 5 2 0 3 5:10 6
11. Dukagjini 5 1 0 4 6:8 4
12. Ballkani 5 1 1 3 5:7 4
13. Vllaznia 5 1 1 3 5:9 4
14. Rahoveci 5 1 1 3 5:9 4
15. Lepeci 5 1 0 4 4:9 3
16. Ulpiana 5 0 1 4 2:12 1
Në javën e 6-të, takohen: Rahoveci – Dukagjini, Liria – Gjilani, Deçani – Lepenci, Llapi - 2 Korriku, Fushë Kosova – Ulpiana, Kosova - KEK-u, Ballkani - Ramiz Sadiku, Flamurtari – Vllaznia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat