Pikë e madhe për Shkëndijën

Sporti

Pikë e madhe për Shkëndijën

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2014 Në ora: 17:45

Shkëndija e Tetovës u kthye me një pikë të madhe nga Manastiri, e cila barazoi 0:0 me Pelisterin, në ndeshjen e javës së tetë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Për ish-futbollistin e mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku, është ndeshja e dytë e tij si trajner i skuadrës së kuqezinjve, ku ka arritur një fitore (3:0 ndaj Sileksit) dhe barazimi tashmë në Manastir, i cili është treguesi më i mirë se ka ndërtuar një skuadër që do të luftojë për kreun e tabelës. Shkëndija tash për tash mban vendin e pestë me 12 pikë ose ka 6 me pak se Vardari i Shkupit. Renova e Xhepçishtit nga Tetova befasoi për të keq, e cila si vendas u mund me rezultat 3:2 nga Turnovo. Renova kishte dy futbollistë më shumë në fushë, por as kjo epërsi nuk ishte e mjaftueshme që të paktën ta ndalin një pikë. Mysafirët nga minuta e 64-të ishte pa dy futbollistë, por duket se Renova nuk e kishte ditën e vet dhe pësuan humbje.

Liga e Maqedonisë
Pelisteri-Shkëndija 0:0 (0:0)
Sileksi-Bregalnica 1:1 (1:0)
Teteksi-Metalurg 0:1 (0:0)
Rabotniçki-Vardari 0:2 (0:1)
Renova-Turnovo 2:3 (0:1)

Tabela
1. Vardari 8 5 3 0 15:5 18
2. Pelisteri 8 4 2 2 8:3 14
3. Metalurg 8 4 2 2 9:7 14
4. Turnovo 8 4 1 3 11:11 13
5. Shkëndija 8 3 3 2 14:11 12
6. Sileks 7 3 3 1 8:6 12
7. Rabotniçki 8 3 1 4 9:12 10
8. Renova 8 2 3 3 8:10 9
9. Bregallnica 7 1 0 6 6:11 3
10. Teteksi 8 0 2 6 4:16 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat