Milani si ka cilësitë e Juves

Sporti

Milani si ka cilësitë e Juves

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 15:23

Skuadra e Milnit pësoi humbjen e parë në Serie A në futboll. Rossonerët si vendas pësuan humbje me rezultat 1:0 nga kampioni në fuqi, Juventusi. Futbollisti i Milanit, Cristian Zapata, tha se skuadra e tij nuk i ka cilësitë që i ka Juevntusi! “Me cilësitë e tyre, Juve na ndëshkoi. Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe ne kërkuam për të arritur më shumë. Ne dëshironim që të jemi më të guximshëm dhe në fund ne nuk ishim në gjendje për ta bërë këtë”, tha mbrojtësi rossonerë. “Ne nuk jemi në një pozicion të mirë në tabelë, por jemi në fillim dhe të martën kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Empoli”, ka thënë Zapata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat