Rodgers: Nuk ishim askund

Sporti

Rodgers: Nuk ishim askund

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 13:04


Liverpooli pësoi humbje të rëndë në udhëtim me rezultat 3:1 nga West Ham-i, në ndeshjen e javës së pestë të Premier League. Futbollistët e Liverpoolit nuk bënë lojën e pritur dhe i lejuan rivalit që të shënojnë tri herë, duke tronditur edhe tifozët e vet. Trajneri i Redsave, Brendan Rodgers, e ka pranuar se nuk ishin askund me lojë në përballje me West Ham. “Nuk ishim askund nga niveli i duhur që duhet të kemi. Ne vërtetë bëmë një start shumë të ngadalshëm edhe pse e dinim që po humbasim 2:0. Duhet të punojmë shumë pas kësaj paraqitje dëshpëruese. West Ham luajti me intensitet më të madh, ne nuk arritëm të luanim lojën tonë dhe pësuam humbje sërish”, ka thënë Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat