Tatli: Ishte vështirë

Sporti

Tatli: Ishte vështirë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 12:57

Boksieri prizrenas, Edis Tatli, falënderoi publikun për përkrahjen e madhe. Ai ka humbur me vendimin shumicë të gjyqtarëve pas 12 rundeve sfidën e tij për titull bote në peshën e lehtë të versionit WBA në boksin profesionist nga boksieri Richard Abril (vendimet e gjyqtarëve 116:112, 117:111 dhe 114:114). “Ishte vështirë, ashtu si e kisha pritur. Bëra çdo gjë, por kjo nuk mjaftoi për sot”, tha Tatli në një intervistë për MTV. “Ishit të shkëlqyeshëm, një falënderim për të gjithë, do të kthehem sërish”, tha Tatli. Boksieri prizrenas deri më tani kishte regjistruar 23 fitore (7 me nokaut) dhe kjo ishte humbja e tij e parë në karrierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat