Ancelotti: Ronaldo është fenomen, të ruajmë vazhdimësinë

Sporti

Ancelotti: Ronaldo është fenomen, të ruajmë vazhdimësinë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 11:54

Një mori golash të shënuar nga Los Blancos brenda pak ditësh në Champions dhe kampionat, ishte reagimi i duhur.

Carlo Ancelotti mori përgjigjet që priste nga skuadra e tij në transfertën e javës së 4-t të Primera Division me Deportivo La Corunan. Një mori golash të shënuar nga Los Blancos brenda pak ditësh në Champions dhe kampionat, ishte reagimi i duhur ndaj kritikave për startin e dobët të sezonit.

“Në dy ndeshjet e fundit kemi arritur të shënojmë 13 gola cka tregon se kemi reaguar mirë. Deri në momentin e golit të parë sfida me Deportivon ishte shumë e ekulibruar. Finalizimi i Ronaldos krijoi më pas shumë hapësira, që u shfrytëzuan nga sulmuesit tanë”.

Tekniku italian, duke analizuar sfidën e Galicisë, nuk ngurron të vlerësojë emra të vecantë të formacionit të tij.

“Në organikën tonë kemi një fenomen, Cristiano Ronaldon, por edhe lojtarë të tjerë shumë cilësorë, të cilët u kombinuan shumë mirë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo që dua të vecoj nga kjo sfidë. Illarramendi i dha ekuilbër skuadrës, James Rodriguez thellësi ndërsa Isco cilësi. Duhet të përmirësohemi akoma më shumë. Treguam se kemi cilësi dhe aftësi për të shënuar në mënyra të ndryshme. Por duhet të ruajmë vazhdimësinë dhe ekuilibrin”.

Gjithsesi, Barcelona mbetet e shkëputur në renditje, cka nuk e shqetëson shumë për momentin trajnerin italian.

“Po mendoj të rregulloj shumë gjëra në skuadër dhe nuk e kam mendjen te pikët. Sezoni është i gjatë, ky disavantazh i momentit nuk është problem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat