Inzaghi: E shoh gotën gjysmë plot

Sporti

Inzaghi: E shoh gotën gjysmë plot

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 11:53

Përballë një Juventusi që po dominon prej 3 sezonesh në Serinë A, Milani nuk mund të bënte më shumë.

Nuk ka zhgënjim në fjalët e Pippo Inzaghit pas humbjes minimale me kampionët e Italisë. Përballë një Juventusi që po dominon prej 3 sezonesh në Serinë A, Milani nuk mund të bënte më shumë, ndonëse iu afrua ndjeshëm rezultatit pozitiv.

“Dhamë maksimumin, por Juventusi është një skuadër stratosferike. E shoh gotën gjysmë plot. Për pak e bëmë ëndrrën realitet, për të cuar në shtëpi një rezultat pozitiv. Jam i sigurtë që me këtë shpirt do të marrim shumë kënaqësi”.

Sipas Inzaghit Milani bëri të pamundurën për të shënuar, por ishte shumë e vështirë të ndëshkoje portën e Buffon.

“E kërkuam golin me Hondan dhe Menez, por Buffon bëri një pritje të madhe. Reaguam pas golit të Juventusit, por nuk arritëm të barazonim. Po ndërtojmë të ardhmen tonë, të shohim në Dhjetor se deri ku mund të arrijmë. Tashmë duhet t’i kthehemi menjëherë fitores që në sfidën e radhës me Empolin”.

Në fund disa fjalë për paqen mes tij dhe Allegrit.

“Nuk ishte e nevojshme të bëja paqe me Allegrin, ne tashmë kemi sqaruar gjithcka, mosmarrëveshjet i përkasin të kaluarës. Ai tani është në krye të një pankine prestigjioze, kurse unë në stolin e ëndrrave të mia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat