Tevez: Golin ia dedikova djalit im

Sporti

Tevez: Golin ia dedikova djalit im

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 11:52

Carlos Tevez konfirmoi edhe një herë se është ai njeriu që e udhëheq Zonjën e Vjetër drejt suksesit.

Katër gola në tre ndeshje por mbi të gjitha finalizimi i tij i fundit vendosi sfidën e madhe të “San Siros”. Carlos Tevez konfirmoi edhe një herë se është ai njeriu që e udhëheq Zonjën e Vjetër drejt suksesit.

“Prisnim një ndeshje shumë të vështirë, sepse Milani vinte pas dy fitoreve, por ne ishim të bindur se mund të zhvillonim një ndeshje të madhe dhe ia dolëm mbanë. Pozicioni im në fushë? Më pëlqen të luaj kështu. E dija që nuk mund të bëja shumë gjëra, sepse De Jong më priste aty, ndaj m’u desh të lëvizja përreth zonës. Por më pas erdhi goli, që ia dedikova djalit tim”.

Massimiliano Allegri vetëm mund të buzëqeshë. 47-vjecari, i cili deri një vit më parë ishte në krye të kuqezinjve nuk e sheh këtë sukses si një hakmarrje ndaj ish-skuadrës së tij. Pas këtij 90 minutëshi të nxehtë, Allegri e pranoi se për të nuk ishte një ndeshje normale, por kurrsesi nuk kishte as shijen e hakmarrjes. Si trajner i Juventusit, theksoi më pas Allegri, e kam për detyrë të fitoj këtu. Nuk mund të mungonin elozhet e trajnerit nga Livorno për elementë të vecantë bardhezi, sidomos për Paul Pogba, për të cilin u shpreh se ka potencial të jashtëzakonshëm, por që duhet të përmirësohet më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat