Premier League, dështon sërish Liverpooli

Sporti

Premier League, dështon sërish Liverpooli

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 20:31

West Ham United e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3:1. Kjo është humbja e dytë radhazi për ekipin e Brendan Rodgersit.
Liverpoolit nuk po i ecën mbarë. Ekipi i Brendan Rodgersit është mposhtur me rezultat 3:1 nga West Ham Unitedi.

Vendasit e kanë nisur mirë takimin, duke realizuar qysh në minutën e dytë nëpërmjet Winston Reidit. Kurse, vetëm pesë minuta më vonë Diafra Sakho shtoi epërsinë në 2:0.

Ndërsa,në minutën e 27-të, Raheem Sterling zvogëloi epërsinë e vendasve në 2:1. Kurse, dy minuta pa përfunduar takimi, goditjen e fundit mysafirëve ua dha Morgan Amalfitano, i cili shënoi për 3:1

Pas kësaj fitore, West Ham është ngjitur në kuotën e shtatë pikëve, një më shumë sesa Liverpooli, i cili gjendet në vendin e nëntë në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat