Fiton Arsenal, 3 gola në 192 sekonda (VIDEO)

Sporti

Fiton Arsenal, 3 gola në 192 sekonda (VIDEO)

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 20:10

Pas humbjes në Champions League me Borussia Dortmund Arsenal rikthehet te fitorja në Premier League. "Viktima" e fundit e skuadrës së Arsene Wenger ka qënë Aston Villa. "Topçinjëve" iu kanë mjaftuar vetëm 4 minuta për të shënuar 3 gola në portën e vendasve.

Në minutën e 32 Ozil zhbllokoi rezultatin, ndërsa dy minuta më pas Welbeck shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe të parin me ekipin e ri. Ndërsa goli i tretë erdhi në minutën e 36 pas autogolit të Cissokho.

Me këtë fitore Arsenal ngjitet në vend të katërt në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Aston Villa ndalet në kuotën e 10 pikëve në vend të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat