Ndodh në Bundesliga, bashkëlojtari i Alban Mehas shënon gol nga 80 metra (Video)

Sporti

Ndodh në Bundesliga, bashkëlojtari i Alban Mehas shënon gol nga 80 metra (Video)

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 20:05

Paderborni e ka nisur mjaft mirë Bundesligan, ku pas 4 takimesh e shikon veten në vend të parë me 8 pikë.

Në ndeshjen e sotme kundër Hannover, Stoppelkamp ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga 90 metra, me "voley".

Po luhej minuta e fundit e takimit dhe rezultati ishte 1-0, portieri mik lë portën bosh pasi ishte goditje dënimi në favor të Hannover.

Topi largohet nga mbojtësit vendas dhe Stoppelkamp sapo kap topi gjuan drejt portës së boshatisur, dhe shënon një super gol, ndoshta golin më të bukur të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat