Hamilton pole-position në Singapor

Sporti

Hamilton pole-position në Singapor

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 18:48

Piloti britanik në cirkuitin e Marina Bay arriti të regjistronte pole-positionin e tij të 6-të në këtë sezon.

Lewis Hamilton nuk fal as në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Singaporit. Piloti britanik në cirkuitin e Marina Bay arriti të regjistronte pole-positionin e tij të 6-të në këtë sezon, edhe pse duhet pranuar që Hamilton ishte vërtetë me fat pasi e mposhti shokun e tij të skuadrës vetëm për 7 mijtat, me Rosberg që u pozicionua i dyti dhe gjermani së bashku me Hamilton do të vendoset në vijën e parë të nisjes në garën e kësaj të Diele. Minisesioni i tretë i këtyre provave zyrtare ishte me të vërtetë emocionues me pilotët që ndërruan disa herë vendet. Deri dy minuta përpara fundit ishte Felipe Massa ai që kryesonte, por koha brazilianit u përmirësua fillimisht nga Ricciardo e më pas nga dy makinat Mercedes me Hamilton që edhe pse u duk sikur gaboi arriti të mundte me vetëm 7 mijtat kryesuesin e klasifikimit të përgjithshëm gjermanin Nico Rosberg.

Koha më e mirë e vendosur nga Hamilton ishte 1 minutë 45 sekonda e 681 të mijtat. Në Singapor nga vendi i tretë do të niset Daniel Ricciardo që e pilotoi makinën e tij Red Bull vetëm 173 të mijtat më ngadalë se piloti anglez i Mercedesit. Paraqijtja e mirë e Red Bullit u kompletua me vendin e katërt të 4-herë kampionit të Botës gjermanit Sebasitian Vettel. Nga pozicioni i pestë në Marina Bay do të startojë Fernando Alonso që do të ndiqet nga Felipe Massa dhe Kimi Raikkonen që pavarësisht një problemi në motor arriti ta rendiste Ferrarin e tij brenda 10-shes së parë. Nëse gjërat shkojnë sipas pritshmërive në garën e kësaj të Diele për majën më të lartë të podit pritet të luftojnë Hamilton e Rosberg por dy makinat Mercedes duhet të ruhen nga Daniel Ricciardo pasi australiani i Red Bullit ka bërë surprizën në jo pak raste gjatë këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat