Beckenbauer: Cruyff sot do të vlente miliarda

Sporti

Beckenbauer: Cruyff sot do të vlente miliarda

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 15:34

Beckenbauer ngre në qiell holandezin fluturues, rivalin e tij më të madh në vitet '70.

Nëse Johan Krujf do të luante futboll në kohët moderne, vlera e tij në tregun e futbollistëve do të ishte shumë më e lartë se cmimi i dy lojtarëve më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Kështu shprehet legjenda e Bayernit të Mynihut dhe Gjermanisë Franz Beckenbauer, i cili ngre në qiell holandezin fluturues, rivalin e tij më të madh në vitet 70.

“Nëse lojtarë të tillë si Ronaldo dhe Bale kushtojnë 100 milionë euro, Johan do të vlente miliarda.”

Beckenbauer ka fituar 5 tituj të Bundesligës me Bayernin mes viteve 1969-1974, si dhe 3 Kupa të Kampioneve, e barasvlefshme me Champions Ligë në sezonet 1973-1976. Bavarezët arritën të thyenin dominimin e Ajaksit të Amsterdamit të Johan Krujf, që kishte triumfuar në Europë në sezonet 1970-1973.

69-vjecari duke analizuar situatën aktuale te Bayerni, thekson se nënshkrimi me shumë futbollistë spanjolle nuk e vë në rrezik traditën e kampionëve të Bundesligës.

Spanja ka dominuar prej vitesh futbollin botëror. Nënshkrimi me lojtrarët cilësorë spanjolle vetëm se e ka ngritur nivelin e Bundesligës.

Kaizeri preklu edhe temën e evoluimit të filozofisë së lojës se Bayernit me Pep Guardiolën në krye.

Duhet të jetë një miks filozofish. Tiki – Taka mund të jetë e efektshme vetëm me Messin, Iniestën dhe Xavin, ndërsa Ribery dhe Roben shkëlqejnë me depërtimet e tyre. Kjo është një mënyrë tjetër e të luajturit futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat