Wenger: Do të paguaja sërish 50 mln për Ozil

Sporti

Wenger: Do të paguaja sërish 50 mln për Ozil

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 15:33

Trajneri i topcinjve insiston se këtë shumë të majme do ta shpenzonte sërish për turko-gjermanin.

Arsene Wenger mbron me fanatizëm vendimin e tij për të shenzuar 50 milionë euro për ish-mesfushorin e Realit të Madridit, Mesut Ozil. Trajneri i topcinjve insiston se këtë shumë të majme do ta shpenzonte sërish për turko-gjermanin, pavarësisht se niveli i lojës së lojtarit të kombëtares gjermane ka rënë ndjeshëm. 26-vjecari e startoi në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën te londinezët, por me kalimin e kohës shkëlqimi i tij u zbeh. Wenger kërkon që të mos ushtrohet presion mbi Ozil duke i kujtuar cmimin që Arsenali u pagoi Los Blankso për kartonin e tij.

“Të njëjtën shumë do ta shpenzojë sërish për Ozil. Unë pres që skuadra të luajë mirë dhe jot ë vë para përgjegjësisë lojtarë të vecantë si Mesut, për të qenë magjistar. Në futbollin modern magjitë nuk ekzistojnë. Sigurisht që për shkak të cmimit të lartë duhet të marrim më të mirën prej tij, por unë ndjej të njëjtën përgjegjësi edhe për një lojtar që kushton 1 euro".

E përdtitshmja gjermane Bild, vuri në shënjestër piëkrisht Ozil për performancën e dobët në humbjen 2-0 të Arsnealit në Signan Iduna Park në sfidën e parë të fazës së grupeve të Champions League, por Ëenger I del në mbrojtje futbollistit të tij.

"Pse duhet të bëhet kokë turku? Për cfarë? Ne kemi humbur vetëm një takim që nga 1 prilli. Le të jemi realist. Unë e kuptoj që mediat gjermane duan që lojtarët e kombëtares të bëjnë diferencën në cdo ndeshje, por ka periudha që një futbollist bie paksa nga forma dhe në këtë rast ne të gjithë duhet t’I japim mbështetje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat