Kaos te PSG, Blanc rrezikon largimin

Sporti

Kaos te PSG, Blanc rrezikon largimin

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 15:30

Vetëm 2 fitore në 6 ndeshjet e para të kampionatit janë treguesi më i qartë se diçka nuk po shkon në dhomat e zhveshjes.

Starti i dobët i sezonit që ka bërë Paris Saint Germain, rrezikon të kthehet në një minë me sahat për trajnerit Laurent Blanc. Vetëm 2 fitore në 6 ndeshjet e para të kampionatit janë treguesi më i qartë se diçka nuk po shkon në dhomat e zhveshjes. Pas ndeshjes së Champions League kundër Ajaxit, Zlatan Ibrahimovic u shpreh qartë: Diçka nuk shkon dhe shigjetat drejtohen menjëherë kundër teknikut francez.

Ndarja e klaneve që u konturua që në epokën Ancelotti, është bërë më e thellë. Matuidi dhe Cabaye përfaqësojnë grupin francez, të cilët janë edhe më të pakënaqurit për shkak të minutave të pakta të aktivizimit. Në këtë linjë, rinovimi i Verrarit bën që Cabaye të shprehë hapur pakënaqësinë, ndërsa Matuidi nuk e ka me sy të mirë rikuperimin e terrenit nga Javier Pastore. Mes jo francezëve, fërkimi më i madh është ai i Lavezzit, i cili shikon Lucas ta parakalojë në hierarkitë e skemave të Blanc, ndërsa Cavani mbetet simboli i pakënaqësisë që ekziston në dhomat e zhveshjes pasi bomber uruguajan vazhdon të këmbëngulë se ndihet më komod në qendër të sulmit, aty ku aktualisht luan Zlatan Ibrahimovic. Pak nga pak zërin po e ngrenë të gjithë dhe Blanc rrezikon seriozisht stolin sepse hapa të tjerë falsë mund t’i kushtojnë rëndë sezonit të parizienëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat