Skënderbeu me sytë nga Nimaga

Sporti

Skënderbeu me sytë nga Nimaga

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 15:29

Mesfushori me origjinë nga Mali ka udhëtuar me urgjencë drejt Italisë ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në zemër.

Pas suksesit 2-0 me Kukësin në javën e 5 të kategorisë superiore, te Skënderbeu presin lajme të mira rreth shëndetit të Bakari Nimaga. Mesfushori me origjinë nga Mali ka udhëtuar me urgjencë drejt Italisë ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në zemër, pas problemeve që shfaqi në fushë në supersfidën e javës së katër Partizani – Skënderbeu, që përfundoi me fitoren minimale të të kuqve.

Fillimisht 19-vjecari pati luhatje të tensionit, por pas ekzaminimeve më të specializuara, u konstatua një problem serioz në zemër, që mund të zgjidhej vetëm nëse lojtari i nënshtrohej operacionit. Një lajm i mirë është fakti që pas ndërhyrjes kirurgjikale Nimaga do të mund t’I rikthehet shumë shpejt futbollit të luajtur, edhe pse do të jetë nën kujdesin e rreptë të mjekëve. Për momentin më shumë rëndësi ka shëndeti i lojtarit, megjithatë në kampin korcar janë të sigurtë se mesfushori afrikan do të jetë pjesë e suksesese të Skënderbeut edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat