Suarez, si në shtëpi

Sporti

Suarez, si në shtëpi

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 11:44

Luis Suarez ngadalë është duke hyrë në muajin e fundit të suspendimit. Sulmuesi uruguaian duket gjithnjë e më i lumtur në Barcelonë, ku është ambientuar shumë mirë.

Luis Suarez do të hyjë në muajin e fundit të suspendimit. Dhe, përforcimi i ri i Barcelonës është duke dhënë shenja të lumturisë në Camp Nou.

Golgeteri uruguaian erdhi te gjiganti katalan gjatë afatit kalimtar të verës nga Liverpool në transferim me vlerë prej 81.2 milionë euro.

Por, ai nuk ka të drejtë të luajë në ndeshje zyrtare për Barcelonën deri më 24 tetor, pikërisht një ditë para El Clasicos me Real Madridin në Santiago Bernabeu.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, shkruan se Suarez nga pamja dhe sjellja e tij në stërvitje duket se është ambientuar shumë mirë në Barcelonë ku ndihet “si në shtëpi”.

Tani i mbetet të pres, të pres edhe pak për të rishfaqur talentin e tij në fushën e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat