Mourinho: Përjashtojeni Man City

Sporti

Mourinho: Përjashtojeni Man City

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 11:43

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, i ka bërë thirrje UEFA-s që të përjashtojë klubet si Manchester City nga Liga e Kampionëve pasi janë shpallur fajtore për rregullat e fair-playt financiar.

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinhos, ka ndezur edhe më tepër duelin me Manchester Cityn të dielën duke deklaruar se skuadra nga Etihad duhet të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për shkelje rtë rregullave të fairy-playt financiar.

“Nëse ekzistonë rregulla për fair-playn financiar, atëherë ato duhet të respektohen. Ata kanë blerë futbollistë, fituan titullin dhe ju i dënoni se nuk mund të regjistrojnë 24 por 22 futbollistë. Nëse rregullat shkelen, duhet të humbni titullin ose pikë”, deklaroi Mourinho.

“Kështu nuk arrihet asgjë. Ndryshe do të silleshin nëse këtë edicion do ta kishin nisur me penalizim, ose nëse do të përjashtoheshin nga Liga e Kampionëve”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat