Messi nuk është shef

Sporti

Messi nuk është shef

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 09:33

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Luis Segura ka thënë se Lionel Messi e as Barcelona nuk janë ata që vendosin se kur sulmuesi duhet të luajë ose mungojë në Kombëtare.
Lionel Messi dhe Barcelona nuk vendosin se kur sulmuesi është në dispozicion të luajë për Kombëtaren e tij, ka theksuar presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Luis Segura.
27-vjeçari përfundoi jashtë ekipit të parë të selektorit të ri Gerardo Martino në fillim të shtatorit duke krijuar spekulime se Messi e ka humbur interesimin për Kombëtaren pas përfundimit në pozitën e dytë në Kampionatin botëror 2014.
Mirëpo, Segura ka insistuar se mungesa e numrit 10 të Barcelonës në duelin e fundit kishte të bënte vetëm me problemet fizike të tij.
“Messi e as Barcelona ose familja e Messit nuk na kanë dhënë urdhra që ta lejmë jashtë ekipit”, deklaroi pasardhësi i Julio Humberto Grondonas për “DyN”.
“Messi nuk luajti në miqësoren kundër Gjermanisë për shkak të një problemi në kofshë dhe kjo na është informuar nga stafi mjekësor i Barcelonës. Jemi të lumtur që e kemi futbollistin më të mirë në botë me ne”, u shpreh Segura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat