Dosti: Nuk i trembemi Flamurtarit

Sporti

Dosti: Nuk i trembemi Flamurtarit

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 09:22

Dosti i vlerësoi vlonjatët, por theksoi se nuk trembet aspak prej tyre.

Trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti nuk i trembet Flamurtarit dhe madje paralajmëroi se në Peqin, skuadra e tij do të luajë për të marrë pikët e para në kampionat. Duke folur për Panorama Sport për këtë ndeshje, Dosti i vlerësoi vlonjatët, por theksoi se nuk trembet aspak prej tyre. Tekniku që pasoi Ilirjan Filen në stolin e Elbasanit tha se Flamurtari është një kundërshtar i vështirë, ashtu si çdo skuadër tjetër e Kategorisë Superiore, megjithatë ai beson se djemtë e tij do të fillojnë kthesën pas mungesës së rezultateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat