Morata: Te Juve jam i rëndësishëm

Sporti

Morata: Te Juve jam i rëndësishëm

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 00:59

Ish sulmuesi i “los blancos” theksoi në një intervistë se ndihet shumë mirë te Juventusi ku ka rigjetur skuadrën ideale ..

Alvaro Morata ka rigjetur besimin dhe vlerësimin që i mungonte. Ish sulmuesi i “los blancos” theksoi në një intervistë se ndihet shumë mirë te Juventusi ku ka rigjetur skuadrën ideale për të luajtur. Morata deklaroi se ndihet lojtar i rëndësishëm te bardhezinjtë duke lënë të kuptohet se te Real Madridi nuk merrej shumë në konsiderate. Ai shtoi se mezi pret të tregojë në fushë vlerat e tij përkrah Llorentes të cilin e kishte idhull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat