Xavi: Pirlo më mrekullon. Iniesta, spanjolli më i talentuar

Sporti

Xavi: Pirlo më mrekullon. Iniesta, spanjolli më i talentuar

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 23:57

I pyetur për impaktin që do të ketë te Barcelona, Luis Enrique, Xavi theksoi se ka të njëjtën ndjesi si në 2008, kur drejtimin e skuadrës e mori Pep Guardiola.

Xavi në të gjithë fushën, një ndër mesfushorët më të talentuar të të gjitha kohërave, rrëfehet në 360 gradë, në një intervistë tejet interesante, ku ai, që jo më kot e quajnë Maestro, shfaq bindjen e tij të plotë mbi debatimin e përjetshëm për futbollistin më të mirë të historisë.

“Leo Messi është më i miri i historisë. Prej 6 vjetësh është më i miri i planetit. Nuk e di nëse ka ndonjë rast të ngjashëm, ndoshta Pele”.

Xavi kthehet pas në kohë për të bërë një përshkrim domethënës mbi mënyrën se si e përjetoi kalimin e Luis Figos nga Barca te Reali në vitin 2000.

"Për ne ishte një shok i vertetë psikologjik, sepse konsiderohej futbollisti më i mirë, por u shndërrua në rivalin e përjetshëm".

Në gamën e gjerë të mesfushorë virtuozë, 34-vjecari vecon Andrea Pirlon.

"Më kanë bërë përshtypje mesfushorë të ndryshëm. Te Spanja kemi Iniestën, Silvan, tek Arsenali mund të vecoj Cazorlan…..më pas Denis Suarez, Rakitic, por kur shoh Pirlon mrekullohem. E ndjek Juven vetëm për parë Pirlon. Pastaj ka mefushorë që nuk janë vlerësuar te Spanja si Busquest dhe Alosno.”

Megjithatë ndër mesfushorët spanjollë, më i miri është shoku i tij i skuadrës.

"Andres Iniesta është lojtari spanjoll më i talentuar i historisë".

Zërat e mërkatos verore për një kalim të mundshëm të tij te Bayerni, Xavi i komenton:

"Nuk ka asgjë të vërtetë. Unë ia kisha bërë të qartë klubit që nuk do të firmosja me asnjë ekip tjetër në Europë për të mos u përballur me Barcën. Futbolli është jeta ime dhe kur unë të heq dorë dua që kjo të ndodhë te Barcelona, sepse jam edhe tifoz i saj. Është kënaqësi e dyfishtë".

I pyetur për impaktin që do të ketë te Barcelona, Luis Enrique, Xavi theksoi se ka të njëjtën ndjesi si në 2008, kur drejtimin e skuadrës e mori Pep Guardiola, duke qenë I sigurtë klubin katalanas e pret një e ardhme e sukseshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat