Guardiola i kënaqur me performancën e Lewandowskit

Sporti

Guardiola i kënaqur me performancën e Lewandowskit

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 23:56

Bomberi që u transferua në Bavari gjatë kësaj vere ka shënuar vetëm një gol në 6 ndeshje zyrtare, duke u vënë në qëndër të kritikave për paraqitjet e tij.

Pep Guardiola del në mbrojtje të sulmuesit polak të Bayern Muenchen, Robert Lewandowski. Bomberi që u transferua në Bavari gjatë kësaj vere ka shënuar vetëm një gol në 6 ndeshje zyrtare, duke u vënë në qëndër të kritikave për paraqitjet e tij. Tekniku katalanas shprehet se është i kënaqur me lojën e treguar nga sulmuesi, pasi në këndvështrimin e teknikut, lojtari ka ndihmuar skuadrën edhe pse ka shënuar vetëm një gol.

“Jam shumë i kënaqur me performancën e Lewandowskit. Ai ka pasur nga 2-3 raste për çdo ndeshje. Është një sulmues inteligjent sepse ndodhet gjithmonë në vendin dhe momentin e duhur”.

Në vijim, Guardiola e pranon se aventura e polakut në Bavari ndryshon nga ajo në Dortmund.

“Këtu nuk ka shumë hapësira ashtu siç kishte te skuadra e Borussias. Ekipi i Jurgen Klopp luan më shumë në kundërsulm dhe kjo është një lojë që krijon më shumë hapësira për një sulmues si Robert”.

Lewandowski u bashkua me Bayern Muenchen pas skadimit të kontrtatës me Borussian e Dortmundit në datën 30 qershor të këtij viti. Me ekipin rival të Bayernit ai shënoi 74 gola në Bundesliga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat