Duro: Skuadra është rritur, nuk pësojmë më gola

Sporti

Duro: Skuadra është rritur, nuk pësojmë më gola

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 23:53

Sipas Duros, momenti më delikat i takimit ishte vetëm fillimi i sfidës.

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro analizoi sfidën e “Qemal Stafës” ku skuadra kryeqytetase siguroi fitoren e tretë rresht. Sipas tij, momenti më delikat i takimit ishte vetëm fillimi i sfidës.

“90 minutëshi pati oshilacione. Në momentet e para patëm pak vështirësi. Më pas kontrolluam lojën , shënuam dy herë dhe në pjesën e dytë administruam rezultatin”.

Duro komenton edhe momentin pozitiv që po kalon skuadra duke analizuar edhe shkaqet për rritjen e skuadrës.

“Jemi përmirësuar shumë në aspektin e skuadrës në tërësi, si në mbrojtje dhe në sulm. Për tre ndeshje nuk kemi pësuar asnjë gol. Kampionati është shumë i vështirë. Pikët e grumbulluara të japin moral dhe besim”.

Tekniku kryeqytetas u përqëndrua më pas te një koment për dy lojtarë të skuadrës së tij si dhe ndeshjen derbi të javës së ardhshme.

“Racic është i rëndësishëm për këtë skuadër. Edhe kur nuk shënon është shumë i nevojshëm për skuadrën. Vrapin e njoh shumë mirë dhe ei di aftësitë dhe vlerat e tij. Nuk arrij ta mendoj ndeshjen derbi pa tifozë të cilët i japin bukuri një takimi të tillë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat