Ronny i mohon fitoren Freiburgut

Sporti

Ronny i mohon fitoren Freiburgut

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 23:52

Dy skuadrat barazuan 2-2 mes tyre, pas një 90 minutëshi emocionues.

Nuk ka ende fitore për Freiburgun dhe Herthën në Bundesliga. Dy skuadrat barazuan 2-2 mes tyre, pas një 90 minutëshi emocionues. Vendasit e drejtuar nga Cristian Streich gjenin përballë një tjetër formacion që ashtu si ata synonte suksesin e parë në kampionat dhe takimi ishte i luftuar që në minutat e para. Hertha, që nuk është shquar për një mbrojtje të fortë në këtë fillim kampionati u ndëshkua në minutën e 30-të, nga një goditje me kokë e Kempf që përfitoi dhe nga një kontroll jo i mirë i portierit berlinez, Kraft.

Megjithatë epërsia e vendasve nuk zgjati shumë, pasi një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë të përsosur nga Ronny solli barazimin. Ndeshja ishte e hapur dhe në pjesën e dytë por golin e avantazhit provizor, Freiburg e shënoi vetëm në të 79-tën me anë të Klausit. Gjithsesi Hertha nuk u dorëzua dhe sërish falë një goditje të Ronny gjeti golin kur më pak e priste.

Gjithcka u mbyll në barazim 2-2 me dy ekipet që ndajnë nga një pikë, e cila për momentin nuk është se i bën shumë punë në renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat