Van Gaal: Real Madrid nuk e shet Ronaldon

Sporti

Van Gaal: Real Madrid nuk e shet Ronaldon

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 21:01

Duket i dorëzuar tekniku holandez në këtë betejë që zyrtarisht nuk ka nisur asnjëherë pasi portugezi mbetet një pikë referimi për shoqërinë Los Blancos

Në një kohë që zërat për rikthimin e Cristiano Ronaldos në Manchester janë bërë edhe më të shpeshtë, është Luis Van Gaal ai që u vendos kapak, duke u dorëzuar ndaj një shoqërie si Real Madrid.

“Gazetat e përmendin shpesh këtë temë por nuk janë mediat ato që kërkojnë ta blejnë Ronaldon. Nuk besoj se një gjë e tillë do të jetë e mundur. Një gjë të tillë nuk e kam thënë për Falcaon. Lojtarë si Cristiano Ronaldo i japin shumë avantazh një skuadre por unë nuk mendoj se Reali i Madridit dëshiron ta shesë”.

Duket i dorëzuar tekniku holandez në këtë betejë që zyrtarisht nuk ka nisur asnjëherë pasi portugezi mbetet një pikë referimi për shoqërinë Los Blancos edhe pse shpesh herë ai ka lënë të kuptohet se nuk do ta refuzonte një rikthim të mundshëm në “Old Trafford”. Sipas mediave angleze, CR7 i ka bërë me dije presidencës madrilene për t’u bashkuar me “Djajtë e Kuq”, por zëra të tillë nuk kanë gjetur asnjëherë mbështetje. Sipas raportimeve, mendohet se Manchester United ka gati një kontratë prej 18 milionë Euro në sezon për sulmuesin luzitan, i cili fitoi Topin e parë të Artë opikërisht gjatë periudhës kur luante për skuadrën angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat