Besa apo Prishtina i ka ‘brirët’ më të fortë?

Sporti

Besa apo Prishtina i ka ‘brirët’ më të fortë?

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2014 Në ora: 19:29

Kampioni në fuqi dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa Famiglia nga Peja, me një qetësi pret rivalin e papërshtatshëm, Prishtinën, në ndeshjen e javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Pa dyshim se ky është edhe derbi i stinorit vjeshtor, sepse si Besa po ashtu edhe Prishtina tash për tash kanë ajkën e hendbollistëve më të mirë në radhët e tyre. Pejanët besojnë në përparësinë e fushës por edhe të lojtarëve të spikatur që kanë në petkun e tyre, kësisoj kërkojnë pikë maksimale, ndërsa Prishtina vajton dy mungesa të rëndësishme, Enis Kabashin që ka shkuar në Gjermani dhe Kreshnik Krasniqin në Turqi. Ballafaqimi në mes rivalëve luhet nesër në orën 19.00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. Besa apo Prishtina i ka ‘brirët’ më të fortë? E gjitha do të shihet sot pas 60 minutave lojë! Enis Kastrati, prej hendbollistëve më luftarak te Besa, shpreson në fitore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat