Silva optimist se do ta gjunjëzojnë Chelsean

Sporti

Silva optimist se do ta gjunjëzojnë Chelsean

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 17:05

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, është optimist se do të nxjerrin rezultat pozitiv të dielën (më 21 shtator, në orën 17.00) në ballafaqim me Chelsean, e cila e kryeson renditjen me 12 pikë në Premier League. City është kampion në fuqi dhe synon para shikuesve të vet (në Etihad) të shënojnë fitore, në takimin e javës së pestë. “Sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi ata ndodhen në krye të renditjes, por për vetë faktin se ne luajmë përpara tifozëve tanë do të japim gjithçka kemi në dorë për ta fituar takimin”, tha Silva. Manchester City renditet në vend të pestë me 7 pikë dhe ka pesë më pak se kryesuesi, Chelsea. Silva nuk ia ka frikën bashkëkombësve të tij. “Personalisht shkoj shumë mirë me spanjollët e Chelsea-it. Cesc Fabregas-in e njoh që kur isha 16 vjeç. Por së bashku me Fabregas ata kanë në ekip edhe dy lojtarë të tjerë spanjollë shumë të mirë sic janë Diego Costa që po shkëlqen në këtë fillim sezoni dhe Cesar Azpilicueta. Por pavarësisht kësaj ne duhet ta mposhtim Chelsea-in në mënyrë që diferenca në renditje mes skuadrës tonë dhe të kaltërve të Londrës të ngushtohet në vetëm dy pikë”, thotë Silva. Futbollisti tha se është vështirë të mbrojnë titullin e kampioni. “Në një kampionat si Premier League të mbrosh titullin është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur, aq më tepër kur rivalët janë përforcuar me futbollistë të rëndësishëm. Por edhe pse të gjitha betejat do të jenë shumë të luftuara për ne në këtë kampionat, Manchester City është aty dhe do ta provojë ta fitojë sërish Premier Leaguen”, thotë Silva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat