Milan apo Juventusi, cila është më e fortë?

Sporti

Milan apo Juventusi, cila është më e fortë?

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 15:34

Të shtunën mbrëma (në orën 20.45) do të zhvillohet derbi i madh italian në mes dy skuadrave të njohura, Milan-Juventus. Milan apo Juventus, cila skuadër do të jetë më e fortë dhe a do të mbeten të pamposhtura edhe pas javës së tretë në Serie A. Milan prin me 6 pikë por ka goldallimin 8:5, ndërsa Juve është i treti me 6 pikë me goldallim 3:0. Trajneri i Juventusit, Masimilianno Allegri, do të ketë shumë vështirë, se do të luajë kundër ish –skuadrës së tij! Në San Siro pritet një atmosferë e zjarrtë në mes skuadrave. Allegri do të përballet për herë të parë me Milanin si kundërshtar që nga shkarkimi i tij më 13 janar të këtij viti pas humbjes shokuese 4:3 me Sassuolon. “Për mua do të jetë një mbrëmje e emocioneve të mëdha. Nuk do të isha human nëse nuk ndodh kështu. Te Milani kam kaluar vite të paharrueshëm të karrierës time që janë shoqëruar me suksese të mëdha. Por tanimë këto kujtime të bukura janë pjesë e të shkuarës”, tha Allegri. “ Milani në skuadër ka lojtarë me kualitete të larta teknike që kanë dëshirë të bëjnë mirë. Besoj se këtë sezon kuqezinjtë do të luftojnë për tre vendet e para në renditje. Inzaghi është treguar i zoti duke rikthyer te futbollistët entuziazmin e munguar. Ata kanë bërë një afat kalimtar të mirë duke blerë 6-7 futbollistë që kanë fituar menjëherë vendin e titullarit në skuadër. Ne duhet të jemi të përgatitur për t’u përballur me një skuadër të fortë. Juventusi favorit? Në sfida si këto nuk ka favoritë, është e vërtetë që ne kemi besim te forcat tona por nga ana tjetër i respektojmë kuqezinjtë”, thotë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat