Në delegacionin serb edhe Jeremiq për të luftuar me FHK-në!

Sporti

Në delegacionin serb edhe Jeremiq për të luftuar me FHK-në!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2014 Në ora: 13:16

Federata e Hendbollit e Serbisë po i qet shqelmat e fundit për ta penguar anëtarësimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Federatën e Hendbollit Evropian (EHF). Serbët janë duke vrapuar sa andej sa këndej, madje kanë angazhuar si këshilltar edhe faqeziun Vuk Jeremiq, ish-ministrin e jashtëm serb. Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i FHK-së nga Dublini flet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke treguar se në listën e delegacionit serb është edhe Jeremiq. Ai tha se gjërat janë duke shkuar mirë dhe kanë marr përkrahjen edhe nga Spanja e Rumania. “Mirë po shkojnë punët, thuaja se me të gjitha federatat kemi biseduar dhe kemi marr përkrahje, sidomos Spanja dhe Rumania na befasuan ngase do të votojnë pro. Sipas paralajmërimit edhe pse nuk gjendet në sallë të Kongresit por në bazë të listës zyrtare në delegacionin serb gjendet në rolin e këshilltarit edhe Vuk Jeremiq. Nga shtetet që mungojnë janë Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, që nuk kemi prit të votojnë pro, por mungesa e delegacionit të Shqipërisë është hendikep edhe pse shpresojmë se ndoshta do të vijnë”, tha Gjinovci. Shihet se serbët janë mobilizuar në të gjitha aspektet, pasi që në listën e tyre figuron edhe emri i Jeremiqit për ta luftuar FHK-në!!! Serbia përfundimisht është në panik madje edhe e kanë kuptuar realitetin dhe humbjen e tyre, por do të mundohen përmes Jeremiqit që të qesin edhe shqelmat e fundit! Zyrtarët e FHK-së thonë se është një atmosferë shumë e mirë dhe presin që kjo punë të marr edhe fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat