Ronaldo flet për Manchester Utd gjatë gjithë kohës

Sporti

Ronaldo flet për Manchester Utd gjatë gjithë kohës

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:31


Sulmuesi më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, nuk është dhe larg mendsh kur të rikthehet në klubin e Manchester Utd. Muajit e fundit janë shtuar zërat se ai mund të rikthehet të “Djajtë e Kuq”, sepse ka një dashuri për këtë klub dhe në një farë forme nuk po ndjen kënaqësi të klubi madrilen, kampion në fuqi i Evropës. Futbollisti tha se mëton të bëhet shënuesi më i mirë në histori të klubit të Real Madridit, pastaj mund të rikthehet në Premier League. Ai ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2018, por pritet të largohet nga skuadra para skadimit të marrëveshjes. Parashikohet që Ronaldo ta thyej rekordin e ish sulmuesit të Spanjës gjatë sezonit 2015/2016, edhe më pas të transferohet te Manchester United. “Ronaldo flet për Manchester Utd gjatë gjithë kohës. Klubi kishte probleme sezonin e kaluar, por ai pret që ata të kthehen sërish në krye shumë shpejt. Ai është i joshur nga ideja e përfundimit të karrierësj në Old Trafford. Ai ka kujtime të mëdha”, ka thënë një burim portalin anglez për Goal.com. Fituesi i “Topit të Artë 2013” dhe lojtari më i miri i Evropës i shpallur nga UEFA, deri më tash ka realizuar 257 gola në 252 ndeshje të zhvilluara për ekipin e “mbretërve”, derisa është afër rekordit të Raul Gonzalezit, i cili ka realizuar 323 here për Realin. Faktikisht më herët është shkruar se Manchester Utd është i gatshëm t’i ofroj Realit 70 milionë euro për Ronaldon, derisa këtij të fundit një pagë rekorde, prej 18 milion eurove në sezon. Këtë janë disa nga gjërat që komentohen e shkruhet në ditët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat