Mourinho po i sillet Ronaldos!

Sporti

Mourinho po i sillet Ronaldos!

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 11:21


Trajneri i mirënjohur portugez, Jose Mourinho, që udhëheq skuadrën angleze, Chelsea, tash e disa ditë po e lavdëron sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Ai dukej se po i sillet futbollistit portugez për ta joshur që ta transferojë në ekipin e kaltër. Megjithatë, një fakt të tillë nuk e pohon! Ai e quan Ronaldo si një 'makineri golash'. “Marrëdhënia mes Ronaldos dhe meje nuk ekziston. Ai luan për Real Madridin, unë jam trajner i Chelseat. Marrëdhënia nuk ekziston, por kujtimi i ndikimit të tij po. Më duhet të kujtoj veten se ai është një makinë golash i cili më ndihmoi për t’u bërë kampion në kampionatin spanjoll, të fitojë Kupën e Mbretit dhe Superkupën”, ka thënë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat