Titujt kryesorë të mediave sportive në vend

Sporti

Titujt kryesorë të mediave sportive në vend

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 09:14

Rikthimi i Kategorisë Superiore me ndeshjet e javës së pestë dominon faqet e para të të përditëshmeve sportive në vend.

Panorama Sport në prag të ndeshjes Skënderbeu-Kukësi i referohet situatës së klubit kampion me Pero Pejic. Replika e korcarëve: Gjysmën e parave të Pejicit i harxhoi gruaja. Ndizet atmosfera për ndeshjen e sotme mes Skënderbeut dhe Kukësit. Klubi kampion reagon pas pretendimit të Pejicit për një borxh prej 14 mijë eurosh. Gjithshka në faqet 4 dhe 5.

Nga Partizani – Teuta në faqen 6 Nexhipi: Teuta më sjell fat, i shënoj sërish dhe në faqen 7 Flamurtari Ilion Lika rrezikon ndeshjen me Elbasanin. Në faqet 8 dhe 9 Paqe në Shkodër, ja prapaskenat. Takohen drejtues të Tiranës dhe Vllaznisë, do kërkohet ulje dënimi.

Titulli kryesor i përket konfigurimit të ri të klasifikimit të Fifas dhe ngjitjes së kombëtares. Shqipëria e 45 në botë. De Biazi : Dua tjetër rekord. Trajneri: Larg euforisë, Danimarka është më e fortë se luzitanët. Nga futbolli ndërkombëtar Liga e Europës, Interi triumfon në Kiev, festojnë Kace me Agollin. Kryendeshja e Serisë A. Pirlo nuk ja del; Menez me Juven do ketë spektakël. Gjermani Pep: Boateng më i miri, ja si e theva Sitin. Dhe nga Anglia, Venger: Drogba dhe Ronaldo pengjet e mi.

E përditshmja tjetër sportive Sport Ekspres, e hap faqen e saj të parë me kryetitullin.

Në Korcë Sfidë mes ish-ësh e Superpremiosh. Skënderbeu Kukësi në orën 19:00 për Prognin e Pejicin është sfidë e vecantë. Presidenti Gjici premton shpërblim të majmë për 3 pikët. Hallaci fton tifozët: Me ju ja dalim.

Fotoja e faqes së parë nga Partizani: Nexhipi: Jemi në formë . Dua një gol fitoreje ndaj Teutës. Në kollonën anësore gjenden titujt. Takimi i paqes,. Shtrëngim duarsh, mes Vllaznisë e Tiranës është kthyer miqësia. Reagimi; Pajtimi me Shkodranët përcan fansat bardheblu.

Nga Teuta, durrsakët në karantinë para duelit me të kuqtë. Synimi Flamurtari do fitoren e parë jashtë fushe. Në krye të ballinës së Sport Ekspres llogaritja. Shqipëria do të shkojë në finalet e Europianit sipas statisticienëve. Kombëtarja në vendin e 45, kuqezinjtë rekord në kapërcimet e renditjes në Fifa. Nga futbolli europian. Seria A. Menez sfidon Evra në frëngjisht. Gati El Sharawi e Vidal për sfidën Milan-Juve.

Rrëfimi i Wenger: Pengu im është Ronaldo, ja si zgjodhi United. Di Maria i kërkon më shumë pushim Van Galit, ja pse si dhe Bajern Mynih. Porbleme edhe për Guardiolën, gjuri i Shvajnit shqetëson.

E përditëshmja gazeta e Sportit ka zgjedhur lojën e fjalëve për takimin e paqes mes drejtuesve të Tiranës dhe Vllaznisë dhe spekulimin për hierarkinë drejtuese te bardheblutë.

Tiranës i kthehet Nuri. Lutfi Nuri është drejtues i ekipit bardheblu, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit. KF Tirana barazon Refik Halilin me zv/presidentin e FSHF si drejtues të lartë.

Fotoja e faqës së parë nga Skënderbeu – Kukësi. Me titullin: Kukësi, Premio e majme për kokën e Skënderbeut. Si dhe nëntitujt: Kukësi i armatosur drejt Korcës, priten 3 autobuzë me tifozë. Nga Allmuca te Alikaj, ja ishët e superspfidës. Progni: respekt për Kukësin, por fiton Skënderbeu dhe akuzat e korcarëve. Pejic; Paratë e tua i shpenzoi gruaja. Nga Partizani; Nexhipi: Shpresoj ti shënosh sërish Teutës por fitorja ka më shumë vlerë.

Në faqenm dy takimi Tirana dhe Vllaznia bëjnë paqe,. Isufi, i mirëpresim tifozët. Elbasani Hila beson ende: Ndaj Flamurtarit do marrim pikë si dhe Fifa , Fluturon Shqipëria, renditet në vendin e 45 në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat