Finalja e vitit 2016, në "San Siro"

Sporti

Finalja e vitit 2016, në "San Siro"

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 09:12

Tani është zyrtare, finalja e Champions League 2016 do të luhet në “San Siro”. E vendosi në Nyon, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që i dorëzoi Milanos për të katërtën herë në histori aktin përmbyllës të kompeticionit kryesor kontinental. Vetëm në një nga 3 precedentët e mëparshëm në “San Siro” ka luajtur dhe festuar një skuadër Milaneze, në 1965 Interi u shpall kampion Europe duke mposhtur 1-0 Benficën. Në 1970 Feyneord mori më të mirën ndaj Celtic, ndërsa në 2001 Bajerni i Mynihut mposhti Valencian me 11 metërsha.

Për të ëndërruar finalen në shtëpi, Milani dhe Interi duhet të kualifikohen në Champions League të vitit të ardhshëm duke e mbyllur në një ndër 3 vendet e para kampionatin aktual të Serie A. Shpërblehen në këtë mënyrë përpjekjet e autoriteteve lokale të Milanos që bashkë me Milanin dhe Interin do të investojë në 2- vjeçarin e ardhshëm dhe 20 milionë Euro të tjera për rikualifikimin e impiantit sipas standarteve moderne.

Në 2016-ën do të jetë Baseli selia e finales së Europa League ndërsa Superkupa e Europës do të luhet në Trondheim, në Norvegji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat