Xhaka gjeti një iPhone në fushë

Sporti

Xhaka gjeti një iPhone në fushë

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 09:03

Granit Xhaka gjeti një iPhone në fushën e lojës gjatë duelit të Borussia Monchengladbach kundër Villarrealit, në kuadër të fazës së grupeve në Europa League.
Në një prej ngjarjeve më të pazakonshme në ndeshjet e mbrëmshme në Europa League, dueli mes Borussia Monchengladbachut me Villarrealin u ndërpre shkurtazi kur Granit Xhaka gjeti një iPhone në fushë.
Mesfushori kosovar i Monchengladbachut i rezistoi realizimit të një selfie në fushë dhe ia dorëzoi telefonin gjyqtarit, derisa të gjithë u befasuan se si përfundoi në fushën e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat