Hamburg, Zinnbauer përjashton Behramin nga stërvitja

Sporti

Hamburg, Zinnbauer përjashton Behramin nga stërvitja

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 08:49

Valon Behrami është vitkima e parë e trajnerit të ri të Hamburgut, Josef Zinnbauer, i cili pasoi Mirko Slomkën, i larguar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta. 10 minuta para përfundimit të seancës stërvitore të së mërkurës, ish-mesfushori i Napolit, u largua nga fusha për mosimpenjim, madje Zinnbauer i ka kërcënuar lojtarët e tij se të njëjtin fat do të kenë edhe të tjerët nëse nuk u binden urdhrave të tij.

44-vjecari, i cili deri pak ditë më parë drejtonte skuadrën e dytë të Hamburgut, shkoi deri aty sa t’u thoshte lojtarëve se do të grumbullonte të rinjtë për t’i zëvendësuar të pabindurit. Në drejtimin e tij skuadra e dyte e Hamburgut i ka fituar të gjitha ndeshjet e sezonit të ri dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse drejtuesit vendosën t'i propozonin vendin e të larguarit Slomka.

Pas 3 javëve të para të Bundesligës, Hamburgu renditet në vendin e fundit me vetëm një pikë, të fituar në sfidën e parë me Kelnin, për t’u mundur më pas nga Paderbornin dhe Hanoveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat