UEFA ul gjobën për Manchester City-n

Sporti

UEFA ul gjobën për Manchester City-n

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 00:28

Në një komunikatë, organi më i lartë i futbollit europian shton se City do të paguajë vetëm 20 milionë.

UEFA ul gjobën prej 50 milionë Pound për Manchester City-n pasi skuadra angleze rezultoi se kishte shkelur rregullat e Fair Play Financiar. Në një komunikatë, organi më i lartë i futbollit europian shton se City do të paguajë vetëm 20 milionë nëse në të ardhmen nuk bën hapa të gabuar në këtë drejtim. Ndërkohë, rreth 20 milionë Pound në total do të derdhen edhe nga Paris Saint Germain e Zenit, dy klube që gjithashtu nuk kanë respektuar rregulloren. Kjo shumë nuk do të shkojë në arkat e UEFA-s por në llogaritë e klubeve që kanë respektuar rregullat e Fair Play Financiar sepse sipas drejtuesve më të lartë, kjo është një mënyrë efikase për të nxitur shoqëritë europiane të bien dakort me rregullat e lojës.

Në lidhje me këtë temë, UEFA ka njoftuar një tryezë të përbashkët në datën 13 Tetor ku do të diskutohen edhe shumë detaje të tjera. Sipas Michel Platini, rregullorja aktuale do të perfeksionohet edhe më shumë në dobi të klubeve pjesëmarrëse ne evenimentet europiane, të cilat respektojnë normat financiare. Masa me gjobë ndaj disa klubeve europiane për mosrespektimin e Fair Play Financiar ishte e para e aplikuar nga UEFA që pas miratimit të rregullores e cila nuk lejon shpenzimin e shumave marramendëse në merkato nëse klubi nuk ka të ardhura të mjaftueshme për t’i justifikuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat