Real Madrid-Varane deri në vitin 2020

Sporti

Real Madrid-Varane deri në vitin 2020

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 22:46

Mbrojtësi francez u bashkua me ekipin spanjoll në verën e vitit 2011 kur ishte vetëm 18 vjeç dhe ky është sezoni i tij i katërt në “Santiago Bernabeu”.

Real Madrid shpërblen të riun Rafael Varane me një kontratë të re që do të skadojë në vitin 2020. Lajmin e bën të ditur shoqëria spanjolle nëpërmjet një komunikate zyrtare ku thekson se bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë deri në 30 qershorin e dekadës së re. Mbrojtësi francez u bashkua me ekipin spanjoll në verën e vitit 2011 kur ishte vetëm 18 vjeç dhe ky është sezoni i tij i katërt në “Santiago Bernabeu”.

Me Realin e Madridit, Varane ka fituar 5 trofe mes të cilëve 1 Champions League dhe një kampionat. Debutimin e tij me fanellën Los Blancos, Varane e bëri në 21 shtator të vitit 2011 kundër Racing Santander në një përballje të vlefshme për Primera Division dhe që prej asaj kohe, lojtari i kombëtares franceze regjistron 74 ndeshje zyrtare dhe 4 gola të shënuar. Gjatë sezonit të tioj të parë u aktivizua në 15 përballje, ndërsa në sezonin e dytë zbriti në fushë 33 herë duke regjistruar edhe numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura me fanellën “Merengues”. Ishte Jose Mourinho trajneri që I dha më shumë besim talentit francez duke e bërë një lojtar fiks të mbrojtjes së Realit të Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat