Nga cila sëmundje vuan Biabiany?

Sporti

Nga cila sëmundje vuan Biabiany?

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:57


Një lajm i papritur shokon futbollin italian. Jonathan Biabiany vuan nga aritmia kardiake. Sipas një komunikate të lexuar nga administratori i deleguar i Parmës, Pietro Leonardi, anomalia është vënë re në datën 1 shtator dhe lojtari do të rikthehet në fushë kur problem të jetë zgjidhur dhe ai të mos rrezikojë jetën e tij. Leonardi shton se anomalia u evidentua gjatë testeve mjekësore të mesfushorit francez me Milanin dhe vetëm pas kësaj dështimit të bisedimeve me kuqezinjtë mjekët i bënë me dije klubit emilian ku qëndronte problemi. 26-vjeçari i ishte nënshtruar një vizite rutinë në Parma gjatë datës 10 korrik, por sipas Leonardit, aritmia kardiake nuk ishte evidentuar prej tyre dhe me shumë mundësi, ky është një komplikacion i shfaqur kohët e fundit. “Në respekt të privatësisë së lojtarit vendosëm ta publikonim të vërtetën vetëm tani. Jonathan do të rikthehet në fushë kur të kemi siguri absolute për shëndetin e tij”, thekson numri dy i shoqërisë emiljane që nuk sqaron nëse dështimi i transferimit të lojtarit te Milani erdhi për këtë arsye ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat