Varane me Realin deri në vitin 2020

Sporti

Varane me Realin deri në vitin 2020

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 17:38

Real Madrid shpërblen të riun Rafael Varane me një kontratë të re që do të skadojë në vitin 2020. Lajmin e bën të ditur shoqëria spanjolle nëpërmjet një komunikate zyrtare ku thekson se bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë deri në 30 qershorin e vitit 2020. Mbrojtësi francez u bashkua me ekipin spanjoll në verën e vitit 2011 kur ishte vetëm 18 vjeç dhe ky është sezoni i tij i katërt në “Santiago Bernabeu”. Me Realin e Madridit, Varane ka fituar pesë trofe mes të cilëve një Champions League dhe një kampionat. Prej asaj kohe regjistron 74 ndeshje zyrtare dhe katër gola të shënuar. Varane është i lumtur për kontratën e re dhe premton maksimumin te kampioni në fuqi evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat