Me 21 shtator mbahet mini-maratona

Sporti

Me 21 shtator mbahet mini-maratona

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2014 Në ora: 15:29

Për nderë të 21 shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Paqes, në Istog do të organizuar Mini-maratona, më moton “Të vrapojmë për një dëshirë”. Kjo garë tashmë është bërë tradicionale dhe organizohet për të tetën herë më radhë nga organizata joqeveritare “ Olimpi” dhe Federata Atletike e Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Sportit të Kosovës dhe Kuvendit Komunal të Istogut. Aktiviteti fillon në orën 11.00, ndërsa marrin pjesë atletë e atlete të të gjitha kategorive. Mini-maratona është 13 kilometra dhe pritet një rivalitet i madh në mes garuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat