FHK-ja pranohet më të drejta të plota në EHF dhe IHF!?

Sporti

FHK-ja pranohet më të drejta të plota në EHF dhe IHF!?

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 12:42

Kreu i Federatës së Hendbollit të Kosovës, kryetari Eugen Saraçini së bashku me Izet Gjinovcin, janë në Dublin, vendin ku do të shkruhet historia më e re jo vetëm e hendbollit por edhe sportit të Kosovës në përgjithësi, sepse kërkesa e FHK-së për anëtarësim të plotë në këtë asociacion u prolongua tani e dhjetë vite me arsyetim më shumë politikë se sa ndonjë argument të qëndrueshëm dhe statutar. “Falë angazhimit te Saraçini me bashkëpunëtor nga viti 2013 u shpejtuan këto procese sidomos gjatë punimeve të Kongresit të 34-të të IHF-t mbajtur në Katar, dhe mbledhjes në selinë e EHF-it ne Vjenë kur presidenti Jan Brihault, sekretari përgjithshëm Michael Wiederer u dakorduan me krerët e FHK-së për hapat drejt pranimit te plotë të FHK-së në EHF, që u implemtuan ne vazhdimësi dhe me korrektësi deri në aktin final i cili do të ndodh më 19 dhe 20 shtator. Punimet Kongresi i 12-të i EHF-it do t’i mban më 19 e 20 shtator, në prezencën e delegatëve të 50 federatave evropiane dhe shumë mysafirëve tjerë, kurse FHK-në përveç Saraçinit do ta janë edhe nënkryetari Nebih Zariqi, anëtari i bordit Faruk Mujka dhe Mexhit Devaja tash më kryetar nderi tani e dy vjet i FHK-së, të cilin FHK-ja e nderoi me këtë rast për kontributin e dhënë në ndërkombëtarizim e hendbollit tonë sidomos me rastin e pranimit me të drejta të kushtëzuara në EHF në vitin 2004, duke e llogaritur si një ndër më të merituarit për këtë sukses. Sipas bisedave dhe kontakteve që kanë krerët e FHK-së këtu në Dublin ekziston një atmosferë shumë pozitive e të gjitha personaliteteve të kontaktuara qofshin nga udhëheqja e EHF-it apo federatave pjesëmarrëse për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim të plotë në EHF, i cili automatikisht nënkupton edhe në IHF sipas vendimit të Këshillit drejtues të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit mbajtur më 8 korrik në Zagreb. Mënyra e votimit do te jetë elektronike sipas të gjitha gjasave (vendoset në Kongres), dhe nuk nevojiten 2/3 e votimit në favor të FHK-së, por vetëm shumica e thjeshtë (50% të delegatëve plus një votë) e delegatëve pjesëmarrës të 50 shteteve anëtare të Federatës Evropiane të Hendbollit”, thuhet në komunikatën e FHK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat