Tifozët romakë therin një rus!

Sporti

Tifozët romakë therin një rus!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:07

Tifozët e skuadrës së Romës, nuk kanë mundur t’i durojnë provokimet e tifozëve rus të skuadrës së CSKA nga Moska dhe aty ka kërcitur edhe dhuna në mes tyre. Rrahje në mes të tifozëve ndodhi në stadiumin “Olympico” në Romë pikërisht në minutën e 74-të. Ndërkohë, ka ndërhyrë policia për ta qetësuar situatën në mes tifozëve. Sipas medieve italiane posaçërisht gazetës ditore “Gazzetta dello Sport”, një rus i paidentifikuar u godit me thikë në stomak dhe në krah, i cili u transportua në spitalin Gemelli të qytetit. Raportet fillestare thonë se tifozi nuk është në rrezik për jetë. Po ashtu edhe një tjetër tifoz i palës ruse u dërgua në spital me plagë në kokë, pasi supozohet se është goditur me një shishe. Skuadra e Romës këtë ballafaqim e ka fituar bindshëm me rezultat 5:1 ndaj CSKA-s, në takimin e parë të grupit E në Champions League në futboll. Kjo humbje sigurisht se i ka bërë me dhimbje koke rusët dhe të turpëruar janë kthyer për në Moskë. Duhet shtuar faktin se për 31 minutat e parë Roma e “bombardoi” katër herë portën e skuadrës ruse dhe i heshti qysh në periudhën e parë të lojës, sa i shokoi edhe tifozët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat