Bayerni fiton në fund, Barcelona e Roma me pikë të plota (Video)

Sporti

Bayerni fiton në fund, Barcelona e Roma me pikë të plota (Video)

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2014 Në ora: 22:39

Mbrojtësi Jerome Boateng ia dhuroi fitoren në minutën e fundit (90') Bayernit të Munihut. Bayerni triumfoi me rezultat 1:0 kundër kampionit të Anglisë, Manchester City, në ndeshjen e xhiros së parë të grupit E në Champions League në futboll. Boateng nga afërsia me gjuajtje të fortë mposhti portierin Hart. Bayerni në pjesën e parë zotëroi lojën dhe pati një mori raste, por fajtor që nuk shënuan ishte portieri Hart, që e pati mbrëmjen e tij. Hart ka qenë më i merituari që City shpëtoi nga një humbje më e thellë, por edhe ishin shumë afër një pike, mirëpo fati sportiv ia ktheu shpinën.Roma e ka filluar furishëm, duke i dhënë leksion skuadrës ruse, CSKA nga Moska. Romakët bënë lojë mjeshtërore dhe e demoluan me rezultat 5:1 ekipin rus. Skuadra italiane për 31 minutat e parë ka realizuar katër gola, duke ia humbur të gjitha shpresat kundërshtarit për rezultat pozitiv. Golat i realizuan: Iturbe (6'), Gervinho (10' e 31'), Maicon (20') e Ignashevich (50') dhe për mysafirët Musa (82'). Roma arkëtoi tre pikë shumë të rëndësishme e cila udhëheq renditjen duke lënë pas Bayernin. Barcelona fitoi tre pikë të pritura në përballje me modestët qipriot, APOEL. Barcelona triumfoi me rezultat minimal 1:0 kundër APOEL-it. Pique shënoi në minutën e 28-të pas asistimit të Lionel Messit. Kampioni francez, PSG, u kthye me një pikë nga Amsterdami, duke barazuar me rezultat 1:1 me Ajax-in. Edinson Cavani shënoi në minutën e 14-të pas asistimit fenomenal të Zlatan Ibrahimoviçit dhe për vendasit realizoi Schone në minutën e 74-të. Porto e shkeli në të gjitha pikëpamjet ekipin bjellorus, BATE, duke e deklasuar me rezultat 6:0. Brahimi (5', 32' e 57'), Martinez (37'), Adrian (61'), Aboubakar (76') shënuan golat e fitores bindëse të Portos. Shqiptari me prejardhje nga Maqedonia, Agim Ibraimi, u paraqit titullar për ekipin slloven, Maribori, e cila barazoi si vendas 1:1 me Sportingun e Lisbonës. Ibraimi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 89-të. Futbollisti Zahoviç shënoi në minutën e 90+2 për vendasit dhe për mysafirët: Nani në minutën e 80-të. Chelsea si vendas barazoi 1:1 me Schalken 04. Në minutëne 11-të, Fabregas shënoi për Chelsean dhe Huntelaar barazoi 1:1 në atë të 62-të. Ky barazim është zhgënjyes për trajnerin e skuadrës angleze, Jose Mourinho.

Rezultatet

Grupi E
Roma - CSKA 5:1 (4:0)
Bayern - Manchester City 1:0 (0:0)

Grupi F
Ajax - PSG 1:1 (0:1)
Barcelona - APOEL 1:0 (1:0)

Grupi G
Chelsea - Schalke 1:1 (1:0)
Maribor - Sporting 1:1 (0:0)

Grupi H
Ath Bilbao - Shakhtar 0:0 (0:0)
Porto - BATE 6:0 (3:0)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat