Cristiano Ronaldo, goleadori i Championsit

Sporti

Cristiano Ronaldo, goleadori i Championsit

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 22:22

Cristiano Ronaldo, gjithmonë ai. Pas golit të shënuar ndaj Baselit në debutimin sezonal në Champions, portugezi vijon të shtojë koleksionin e tij të rekordeve. Numri 7 i Los Blancos është tashmë futbollisti që ka shënuar më shumë në një sezon të Champions League, (me 17 finalizimet e realizuara vitin e kaluar), është futbollisti që ka shënuar më shumë në kompeticionin madhor përgjatë një viti kalendarik, (15 gola në 2013-ën), është dhe ai që ka shënuar më shumë në fazën e ndeshjeve me eleminim direkt, (34 gola të shënuar në ndeshjet e knock out në Champions). Ronaldo është edhe golashënuesi më i mirë i vitrinës më lukzose të futbollit që është ende në aktivitet, por njëkohësisht është shumë pranë arritjes së një objektivi akoma më të madh, të bëhet goleadori më i madh i të gjitha kohërave në Champions League.

Me finalizimin ndaj Baselit, Ronaldo arriti në kuotën e 69 golave në Champions, vetëm dy tundje rrjete larg rekordit që mbahet nga një tjetër legjendë e madhe e Realit të Madridit, Raul. Por gjithsesi portugezit i duhet të shikojë edhe pas shpatullave, pasi menjëherë pas tij në vendin e tretë, vetëm me dy gola më pak se Ronaldo ndodhet dikush që quhet Lionel Messi, rivaliteti i argjentinasit si gjithmonë, edhe për këtë rekord është i garantuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat