Haliti: Morëm barazim të madh në Seul!

Sporti

Haliti: Morëm barazim të madh në Seul!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2014 Në ora: 18:37

“Një barazim i madh dhe që na bën për të besuar e shpresuar se do të jemi në finalen e madhe të Asia Champions League”, tha nga Seuli për gazetën kombëtare “Bota sot”, Labinot Haliti, futbollist nga Kosova, anëtar i skuadrës australiane, WS Wanderers. FC Wanderers, si mysafir barazoi me rezultat 0:0 me ekipin e Koresë së Jugut, Seoul, në ndeshjen e gjysmëfinales. Për Halitin e rëndësishme është kthehen të pamposhtur nga Seuli dhe ia lehtësojnë vetes punën për ballafaqimin e kthimit që luhet me 1 tetor në Sydney. Ai tha se treguan lojë burrërore dhe kanë mundur edhe të fitojnë sikur në një moment ta konkretizonte një rast të qind për qind. Ai për gazetën kombëtare “Bota sot” shprehet i lumtur për këtë barazim dhe pret të janë në finale, e cila do të ishte një realizim i një ëndrre të madhe!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat