Beqiri merr timonin e KHF Kosovës

Sporti

Beqiri merr timonin e KHF Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2014 Në ora: 16:41

Ish-hendbollisti i mirënjohur, Florent Beqiri, ka marrë timonin e skuadrës së Kosovës nga Vushtrria (femrat). Beqiri shpreson se me punën që do të bën do ta ndërton një ekip kompakte për edicionin e ri në Superligën e Kosovës por edhe për rrafshin ndërkombëtar. Ai shprehet se është një detyrë me shumë përgjegjësi dhe i vetëdijshëm se do të ketë sprovë shumë të vështirë në garat evropiane, ku takohen me ekipin kroat, Zelina! Cilat janë arsyet që keni pranuar detyrën e re në këtë ekip? “Për momentin ende salla nuk është e gatshme në Mitrovicë po ashtu për çastin me Trepçën nuk ka kurrgjë serioze, kështu që mora thirrje prej KH Kosovës-femrat që ta drejtoj në edicionin e ri. E pranova për arsye se KH Kosova ka qenë i renditur i dyti në kampionatin e kaluar dhe mendoj se nëse kemi fond të mjaftueshëm të lojtareve, atëherë do të luftojmë për vend të parë nëse na jepet mundësia. E para, duhet t’i rrekemi punës, për shkak se dy ditë para nisjes së edicionit, kam filluar punën me klub. Besoj që në vazhdim do ta kompletoj ekipin dhe t’ia fillojmë punës serioze”, tha Beqiri. Me 15-16 nëntor të këtij viti në Vushtrri takoheni me ekipin kroat, Zelina, e cila është ndeshja e parë e vlefshme e rrethit të tretë të Challenge Cup. A mendoni se me këtë ekip mund t’i bëni ballë rivales? “Nuk e njoh ekipin e Zelinës. Jam i sigurt qe ekipi kroat është më i fortë e më cilësorë se hendbolli tek ne”, ka thënë Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat