Haliti kurrë më afër finales së Asia Champions!

Sporti

Haliti kurrë më afër finales së Asia Champions!

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:22


Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Labinot Haliti, me skuadrën e tij, WS Wanderers nga Australia, kurrë nuk janë më afër realizimit të ëndrrës për t’u kualifikuar në finalen e Asia Champions League. WS Wanderers nxori një barazim të artë (0:0) në udhëtim me skuadrën nga Koreja e Jugut, Seoul, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales. Haliti që luan herë si sulmues e herë si anësor me bashkëlojtarë bëri lojë të shkëlqyeshme por edhe reparti i mbrojtjes e kreu detyrën përpikëri, duke nxjerrë një barazim që do të peshojë shumë për sfidën e kthimit me 1 tetor në Sydney. Haliti luajti titullar dhe tregoi angazhim të madh, mbase iu gëzua këtij barazimit. Futbollisti shqiptar gjatë ndeshjes ka pasur një rast të qindpërqindtë por ishte i pafat që ta mposhtë portierin e skuadrës koreane, Yoo. Haliti deri më tash ka realizuar katër gola në Asia Champions dhe është më i merituari për rezultatet e skuadrës së tij. Haliti me skuadrën e tij tash mendojnë për takimin pas dy jave dhe shpresojnë në fitore që të sigurojnë biletën për në finalen e madhe të kësaj gare prestigjioze aziatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat