Shtyhet Superkupa në basketboll

Sporti

Shtyhet Superkupa në basketboll

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:12


Është shtyrë finalja e Superkupës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nga Prizreni (meshkujt). “Pas shtyrjes së datës së fillimit të ETC Superligës, bordi i FBK-së, me kërkesë të KB Kosova e Re Bashkimit, ka vendosur që të shtyjë edhe ndeshjen e Salamander Superkupës. Superkupa, e paraparë të zhvillohet më 21 shtator, do të zhvillohet më 2 tetor në Prizren. Sivjet për trofeun e Superkupës do të takohen Sigal Prishtina si kampion dhe fitues i Kupës dhe Bashkimi si finalist i Kupës. Ndeshja do të shënojë fillimin zyrtar të sezonit 2014/15. Sezoni i ri i ETC Superligë do të fillojë më 4/5 tetor”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat