Ramos: Nuk dua të flas më për portierin

Sporti

Ramos: Nuk dua të flas më për portierin

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 13:21

Mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos, duket se i ka ardhur në maje të hundës pyetjeve të gazetarëve për portierin Iker Casillas. Ai është i lumtur për fitoren e skuadrës së tij kundër kampionit zviceran dhe nuk dëshiron të flet për Casillasin! “Nuk dua të flas më për portierin. Këtu jemi të gjithë të ekspozuar ndaj gjykimit të publikut, janë ata që na vlerësojnë. Unë si madrilen dhe shok i Casillasit jam njeriu jo i duhur për të kritikuar rendimentin e tij mbi të gjitha pas asaj që përfaqëson për ne”, tha Ramos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat